Dyshohet për humbjen e pajisjes për leximin e radiografisë në QKUK
Ka humbur një pajisje për leximin e radiografisë në CT, që shërbente në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.
Lajme
Drejtori i Shërbimit Spitalor, Valbon Krasniqi, po kërkon llogari nga tri njësi, që janë sektori i pajisjeve, Klinika e Radiologjisë dhe Klinika e Neonatologjisë. Nëse pajisja gjendet, ka punë policia.
Ka disa ditë që nuk dihet për vendndodhjen e një aparature që shërben për digjitalizimin e rëntgenit analog, i cili mundëson leximin e radiografisë në CD, me të cilin kryheshin shërbime në Klinikën e Neonatologjisë.
Zhdukja e këtij aparati ka alarmuar Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës. Për këtë, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se në një takim të përbashkët me sektorin e pajisjeve, Klinikën e Radiologjisë dhe ajo e Neonatologjisë ka kërkuar të japin shpjegime.
“Me të pranuar këtë informatë kam kërkuar nga shërbimet përkatëse dhe menaxherët e klinikave të sqarojnë këtë informatë. Shumë shpejt brenda javës së ardhshme unë pres raportin zyrtar lidhur me atë pajisje dhe nëse eventualisht konstatohet se ajo pajisje është shmangë apo nuk gjendet diku atëherë unë konform ligjeve unë konform ligjeve do të procedoj në organet përkatëse kompetente për të hetuar çka ka ndodhë”, tha ai.
Pajisja për leximin e radiografive në CT, e cila po shërbente në klinikën ku trajtohen foshnjat e posalindura kishte kosto prej mijëra euro./RTK/