Dyshohet për dhunë në çerdhet e kryeqytetit
Në një çerdhe në Prishtinë ka dyshime se ka dhunë ndaj fëmijëve nga ana e mësuesve.

Lajme
Prindërit janë ankuar tek drejtoresha e çerdhes “Yllka” duke dyshuar se edukatoret po dhunojnë fëmijët e tyre.
Drejtoresha ka thënë për RTK-në se e vetmja mundësi është që të monitorohet me kamera. Edukatorja Luljeta Haxhijakupi ka thënë se kjo krejt është faji i drejtoreshës që po bën presion tek ato në prani edhe të fëmijëve.
Edhe edukatorja Zojë Kajtazi thotë se krejt faji i drejtoreshës së “Yllkës”. Komuna e Prishtinës ka ngritur një komision hetimor në lidhje me dyshimet e prindërve në këtë çerdhe.
Arbërie Nagavci, drejtoreshë e Arsimit në Komunë, fton prindërit që të paraqesin dyshimet e tyre.