Dyshimet për manipulime votash në Vushtrri, Abdixhiku: Inkurajojmë kandidatët t’i adresojnë vërejtjet tek institucionet përkatëse

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë. Pas disa orësh diskutime, kreu i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka mbajtur konferencë për media i cili ka treguar se çka u bisedua. Nga gazetarët u pyet edhe për dyshimet që shprehën hapur disa kandidatë të LDK-së për manipulime të votave e të…

Lajme

10/03/2025 19:42

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë.

Pas disa orësh diskutime, kreu i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka mbajtur konferencë për media i cili ka treguar se çka u bisedua.

Nga gazetarët u pyet edhe për dyshimet që shprehën hapur disa kandidatë të LDK-së për manipulime të votave e të cilat edhe u vendos nga Prokuroria të rinumërohen.

Abdixhiku ka thënë se inkurajojnë të gjithë kandidatët t’i adresojnë vërejtjet dhe pikëpamjet e tyre tek institucionet përkatëse, shkruan lajmi.net.

“Për çdo gjë. Qoftë për vërejtje procedurale të KQZ-së, qoftë për çështje të hetuesisë. Mbështesim secilin hetim të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ruajtja e votës së brendshme dhe ruajtja e votës ndërpartiake është gjëja më e shenjtë. Para këtij qëllimi qëndron LDK-ja siç ka qëndruar çdo herë. Prandaj, inkurajojmë çdo kandidat që të shfrytëzoj kanalet shtetërore që ka Republika e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/