Dyshimet për manipulim votash, Prokuroria në Prishtinë nis intervistimin e anëtarëve të QNR-së në Drenas

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të hetimeve intensive, kanë filluar intervistimin e anëtarëve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komunën e Drenasit. Prokuroria ka thënë se këto veprime po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, shkruan…

Lajme

09/02/2026 11:02

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të hetimeve intensive, kanë filluar intervistimin e anëtarëve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komunën e Drenasit.

Prokuroria ka thënë se këto veprime po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do  t’i  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rasti Prokuroria Themelore në Prishtinë do ta mbajë të informuar opinionin publik lidhur me të gjitha zhvillimet e mëtejshme në këtë proces”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/