Dyshime për sulm kibernetik në ueb faqen e KQZ-së, Radoniqi: Rastin e kemi kaluar në Prokurori dhe Polici po presim përgjigje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka folur rreth raportimeve se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ-së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare. Radoniqi ka thënë se kjo çështje tashmë ka kaluar në duart e Policisë dhe Prokurorsisë, teksa shton se nuk do të jepet asnjë…

Lajme

13/02/2025 15:57

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka folur rreth raportimeve se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ-së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare.

Radoniqi ka thënë se kjo çështje tashmë ka kaluar në duart e Policisë dhe Prokurorsisë, teksa shton se nuk do të jepet asnjë informacion më shumë pasi nuk ka.

Tutje ai u shpreh se posa të jenë gati përgjigjet nga ana e Policisë do të bëhen publike.

“Kjo çështje tash është në duart e Policisë dhe Prokurorisë, pa e marrë raportin nga ta ne s’do të jepim asnjë informacion sepse nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato dyshime janë adresuar në polici, policia do ta japë raportin. Pasi që marrim përgjigje nga policia, ne do ta bëjmë publike”, ka thënë ai. /Lajmi.net/