Dyshime për dallavere me patenta shoferi, policia zhvillon kontrolle në Gjakovë, Gjilan e Prishtinë

Sot në mëngjes, sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar një aksion nën dyshimet për dallavere me patenta shoferi. Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Baki Kelani, ku tha se kontrollet janë zhvilluar në tri rajone policore, Gjakovë, Gjilan e Prishtinë. “Sot…

Lajme

29/05/2025 13:01

Sot në mëngjes, sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar një aksion nën dyshimet për dallavere me patenta shoferi.

Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Baki Kelani, ku tha se kontrollet janë zhvilluar në tri rajone policore, Gjakovë, Gjilan e Prishtinë.

“Sot më 29.05.2025 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë”, tha Kelani.

I njëjti tha se detaje shtesë do të jepen pas përfundimit të operacionit./Lajmi.net/