Dynamo Kiev – Manchester City, pa tifozë
Ndeshja mes Dynamo Kievit dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve rrezikon të zhvillohet pa prezencën e tifozëve.

Sport
Dynamo Kiev do të luajë pa tifozë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, pas fyerjeve raciste që u janë bërë lojtarëve të Chelseas gjatë përballjes në fazën e grupeve, përcjell Lajmi.net.
Megjithatë, njëri nga tifozët e skuadrës angleze, Dave Wallace, ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet në terren neutral, pasi edhe nëse tifozët e Cityt nuk do të lejohen në stadium, ata të skuadrës ukrainase mund të futen më lehtë.
Një histori e njejtë i kishte ndodhur skuadrës së drejtuar nga Manuel Pellegrini në vitin 2014 ndaj CSKA Moskës. Tifozët rus nuk kishin të drejtë të futeshin në stadium, mirëpo përkundër kësaj një grup i tyre u paraqit në tribuna, ndërsa tifozët e Cityt nuk u lejuan.