Dyfishohet prodhimi i koncentratit të plumbit dhe zinkut, Trepça: Arritje e rëndësishme në flotacionin “Tuneli i Parë”
Ndërmarrja Trepça ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, në flotacionin Tuneli i Parë është shënuar rritje e ndjeshme e prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Trepça në një postim në Facebook shkruan se në total janë prodhuar 4,625 ton koncentrat,…

Lajme
Ndërmarrja Trepça ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, në flotacionin Tuneli i Parë është shënuar rritje e ndjeshme e prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Trepça në një postim në Facebook shkruan se në total janë prodhuar 4,625 ton koncentrat, që paraqet një rritje prej 2,336 ton ose 102.05% më shumë sesa gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.
“Rritja është veçanërisht e dukshme në muajt mars, prill, maj dhe qershor, ku janë arritur shifra të larta prodhimi, duke reflektuar angazhimin dhe profesionalizmin e punëtorëve tanë dhe përmirësimin e proceseve teknike. Kjo është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit brenda ndërmarrjes sonë.
Trepça Sh.A. – Me hapa të sigurt drejt zhvillimit të qëndrueshëm industrial!”, thuhet në postim.