Dyfishim i turistëve në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, ka nënvizuar se vendi ynë është kthyer në një atraksion të rëndësishëm për të huajt, ku vetëm gjatë 8 muajve të parë kanë hyrë 4 milionë e 850 mijë të huaj.

Lajme

17/09/2019 08:17

Sipas Ramës, vetëm gjatë tre muajve të verës janë regjistruar në territorin e vendit tonë, 3.4 milionë, 400 mijë më shumë të huaj se vera rekord e vitit të kaluar.

“Faktikisht në pesë vite kemi dyfishuar numrin e vizitorëve të huaj në Shqipëri. Kjo ka krijuar një kontekst tjetër, një nivel tjetër interesi për ata që investojnë në turizëm dhe për ata që janë të interesuar të zhvillojnë infrastrukturë të mikpritjes, gjë që ne e shohim dhe nga kërkesat në rritje për investime në hoteleri nga kompani të huaja. Po ashtu kemi dhe kërkesa goxha mbresëlënëse me të cilat shpresojmë të arrijmë të prodhojmë marrëveshje për investime të mëdha në turizëm”, bëri të ditur Rama. /Lajmi.net/