Dybala trondit Juventusin

Agjenti i Paulo Dybala arriti nga Argjentina një muaj më parë për të negociuar me drejtorin e Juventusit, por u kthye në atdheun e tij pa ndonjë marrëveshje.

Sport

01/11/2020 17:52

Dybala ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe Juventus ka kohë që ka filluar negociatat për të vazhduar bashkëpunimin, por të dy palët nuk mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Dybala aktualisht fiton 7.5 milionë euro në sezon, dhe me kontratën e re kërkon një rritje të konsiderueshme, pra 15 milionë euro në sezon.

“Zonja e Vjetër” mendon se kjo shumë është shumë e lartë dhe i ofron argjentinasit 10 milion euro në vit, kështu që të dy palët janë larg marrëveshjes.

Nëse Dybala nuk e zgjat kontratën e tij deri në fund të sezonit veror, ai me siguri do të shitet sepse do të hyjë në vitin e fundit të kontratës. /Lajmi.net/