Dybala – Juventus, këto janë zhvillimet e fundit
Juventusi ende nuk ka pranuar të paguajë kërkesat e sulmuesit Paulo Dybala për pagën vjetore që t'ia rinovojë kontratën.
Sport
Bisedimet janë duke u zhvilluar që disa muaj, por ende s’është gjetur gjuha e përbashkët, transmeton lajmi.net.
Sipas Tuttosport, agjenti i argjentinasit ka kërkuar 15 milionë euro për sezon, derisa “Bianconerët” kanë ofruar 10 milionë euro dhe nuk pranojnë të ofrojnë më shumë.
Kontrata e Dybalas skadon në qershorin e 2022 dhe nëse vazhdon të mos e nënshkruajë kontratën, atëherë do shitet.
Nëse deri në qershor Dybala vendos të mos rinovojë, atëherë thuhet se “Zonja e Vjetër” do dëgjojë ofertat edhe nëse lojtari refuzon të largohet nga Torino.
Tottenham, United dhe Real Madrid do jenë të interesuar së bashku me PSG-në./Lajmi.net/