Dybala i jep dritën e gjelbër Interit

Paulo Dybala duket se ka zgjedhur Interin për të vazhduar karrierën e tij.

Sport

12/06/2022 17:03

Sulmuesi argjentinas ka vendosur që pas shtatë viteve te Juventusi të ndërrojë ambient. Por, duket se ai do të qëndrojë në Serie A.

Raportimet e fundit nga Matteo Moretto thonë se Dybala i ka dhënë dritën e gjelbër Interit, përcjell lajmi.net.

Përfaqësuesit e lojtarit dhe krerët e skuadrës së Inter do të takohen përsëri gjatë kësaj jave.

Synimi është që të zbehet diferenca mes kërkesave të Dybala dhe asaj se çfarë ofron Interi. /Lajmi.net/