Dybala as në Barcelonë as në Real, e kërkon një tjetër skuadër e madhe
Juventusi do ta ketë të vështirë ta mbajë sulmuesin argjentinas Paulo Dybala.

Sport
Pas interesimit të Barcelonës dhe Real Madridit, një tjetër skuadër tashmë ka hyrë në garë për Dybala.
Carlo Ancelotti ka kërkuar nga drejtuesit e Bayernit që sulmuesi argjentinas të jetë transferimi i tij i parë, transmeton Sky Sports nga La Gazzetta dello Sport.
Mirëpo, një kalim i Dybalas te gjiganti nga Bundesliga do të bëhej, vetëm në rast se Robert Lewandowski largohet nga ‘Allianz Arena’, përcjell Lajmi.net.
La Joya i ka shënuar 13 gola këtë edicion me Juventusin në Serie A, duke u renditur i dyti në listën e realizatorëve më të mirë, pas Gonalzo Higuainit që ka 24 sosh.