Dy zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të pranishme në seancës e Speciales

Në Hagë sot po zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme në kuadër të Speciales, ku ka filluar dëshmia e Mbrojtjes nga James Rubin- njëri nga njerëzit më të afërt të Madeline Albright e Bill Klinton. Ai është betuar se do ta thotë të vërtetën. Rubin pritet të dëshmojë për raportet e tij me Hashim…

Lajme

15/09/2025 10:01

Në Hagë sot po zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme në kuadër të Speciales, ku ka filluar dëshmia e Mbrojtjes nga James Rubin- njëri nga njerëzit më të afërt të Madeline Albright e Bill Klinton.

Ai është betuar se do ta thotë të vërtetën.

Rubin pritet të dëshmojë për raportet e tij me Hashim Thaçin, angazhimin, UÇK-në dhe përvojën e tij në Kosovë.

James Rubin, ish-diplomat dhe ish-asistent i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ka paralajmëruar vetë do të japë dëshmi në Gjykatën Speciale.

Ai do të jetë dëshmitar i mbrojtës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një podcast me gazetaren e njohur, Christiane Amanour, ai tregoi se në dëshminë e tij ka për të thënë shumë.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright-in dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme.”, ka deklaruar ai.

E në seancën e sotme të pranishme janë edhe dy zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Lajmi.net/