​Dy zyrtarë policorë lëndohen gjatë një ndërhyrjeje në Fushë Kosovë

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar gjatë kryerjes së detyrës në Fushë Kosovë. Ata dyshohet se janë sulmuar fizikisht dhe kanosur nga një person. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30. Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit. “Fushë Kosovë /…

Lajme

13/07/2026 09:45

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar gjatë kryerjes së detyrës në Fushë Kosovë.

Ata dyshohet se janë sulmuar fizikisht dhe kanosur nga një person.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Fushë Kosovë / 12.07.2026 – 17:30.  Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor pasi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë sulmuar dhe kanosur verbalisht nga i dyshuari. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/