Dy yjet e NBA do luajnë për Amerikën në Olimpiadën 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do synojnë triumfin në Olimpiadën 2020, e cila mbahet në Tokio.

Sport

18/09/2019 16:23

Kjo pasi gazetari i njohur Rachel Nichols ka raportuar se dy yjet e NBA ‘’definitivisht’’ kanë vendosur të luajnë për Amerikën në vitin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Stephen Curry dhe Damian Lillard, ylli i Golden State përkatësisht Portland Trail Blazersit, përcjell lajmi.net.

Kjo do ishte hera e parë për Curryn që do merrte pjesë në një Olimpiadë.

Ndryshe, Olimpiada e vitit 2020 fillon më 24 korrik dhe mbaron më 9 gusht. /Lajmi.net/