Dy vrasje të grave brenda katër dite, mblidhen krerët e sigurisë në vend

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë arritur në ndërtesën e ish-Rilindjes. Ata u takuan me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka ftuar në takim institucionet e drejtësisë dhe sigurisë pas vrasjes së grave në Kosovë. Vrasja në Pejë ka ndodhur vetëm katër ditë…

Lajme

16/04/2024 14:57

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë arritur në ndërtesën e ish-Rilindjes.

Ata u takuan me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka ftuar në takim institucionet e drejtësisë dhe sigurisë pas vrasjes së grave në Kosovë.

Vrasja në Pejë ka ndodhur vetëm katër ditë nga vrasja në Ferizaj, ku po ashtu u vra një grua nga ish-bashkëshorti i saj.

Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

Prokurori e ka cilësuar vrasjen si makabre, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk ka dhënë më shumë detaje.