Dy vjet nga sulmi në Banjskë, mbeti i vrarë heroi Afrim Bujnaku

Sot bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të veriut të Kosovës. Orët e para të së dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, të uniformuar e të armatosur rëndë. Nga ky sulm terrorist, i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së…

Lajme

24/09/2025 08:30

Sot bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të veriut të Kosovës.

Orët e para të së dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, të uniformuar e të armatosur rëndë.

Nga ky sulm terrorist, i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kurse sot, dy vite pas Policia e Kosovës organizohen aktivitete për shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të Heroit Afrim Bunjaku.

10:30 – Homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku

  • Krerët shtetëror së bashku me kabinetin qeveritar, ministrin e punëve të brendshme, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korin diplomatik dhe zyrtar të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe  te varri i heroit Afrim Bunjaku.
  • Vendosja e kurorave me lule nga krerët shtetëror së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

15:00 – Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë./Lajmi.net/