Dy vjedhje të rënda nëpër shtëpi në Ferizaj, vidhen para, stoli ari e armë
Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur dje në Ferizaj. Në njërin rast Policia e Kosovës është informuar se derisa ankuesi mashkull nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur kishin thyer dritaren e shtëpisë dhe kishin depërtuar brenda ku nga aty kanë arritur të marrin para të gatshme, stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe…
Lajme
Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur dje në Ferizaj.
Në njërin rast Policia e Kosovës është informuar se derisa ankuesi mashkull nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur kishin thyer dritaren e shtëpisë dhe kishin depërtuar brenda ku nga aty kanë arritur të marrin para të gatshme, stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë.
Rasti po trajtohet nga ekipet e hetuesisë.
“Ferizaj 28.05.2026, 21:00-21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa nuk ishte në shtëpi persona të panjohur kishin thyer dritaren e shtëpisë dhe kishin depërtuar brenda ku nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme, stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë. Rasti po trajtohet nga ekipet e hetuesisë”,thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Kurse një rast tjetër po ashtu në Ferizaj u raportua ku thuhet se ankuesi mashkull se derisa nuk ishte në shtëpi persona të panjohur kishin thyer dritaren e shtëpisë dhe kishin depërtuar brenda ku kishin demoluar shtëpinë dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme , stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë zjarri. Rasti në procedurë hetimore./Lajmi.net/