Dy vjedhje të rënda në pak minuta në Klinë, dëmtohen lokali dhe trafot elektrike
Dy raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar gjatë natës në fshatin Volljakë të Klinës, ku persona të panjohur kanë dëmtuar një lokal dhe dy trafo elektrike. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar rreth orës 01:31, kur persona të panjohur kanë dëmtuar një trafo private të rrymës që shfrytëzohej nga…
Lajme
Dy raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar gjatë natës në fshatin Volljakë të Klinës, ku persona të panjohur kanë dëmtuar një lokal dhe dy trafo elektrike.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar rreth orës 01:31, kur persona të panjohur kanë dëmtuar një trafo private të rrymës që shfrytëzohej nga një lokal.
“Raportohet se persona të panjohur kanë dëmtuar një trafo private të rrymës që shfrytëzohej nga një lokal. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.
Ndërsa rreth orës 02:00, në të njëjtin fshat është raportuar edhe një tjetër rast, ku hajnat kanë dëmtuar derën e një lokali, aparatin e cigareve dhe një trafo elektrike, nga e cila kanë vjedhur materiale të vlefshme.
“Raportohet se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e lokalit ku kanë dëmtuar aparatin e cigareve si dhe kanë thyer një trafo elektrike ku kanë vjedhur materiale të vlefshme që gjendeshin në transformatorin e trafos”, thuhet në raportin policor.
Të dyja rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/