Dy vite burgim dhe një mijë euro gjobë, ndaj një të dyshuarit për shit-blerje të narkotikëve në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj S.K, i cili sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Kryetari i trupit gjykues, Drilon Haraçia, pas…
Lajme
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj S.K, i cili sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kryetari i trupit gjykues, Drilon Haraçia, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, pasi i pandehuri e pranoi fajësinë, e shpalli fajtor dhe ndaj tij shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1000) euro.
“I pandehuri akuzohet se më datën 14 korrik 2025, në Gjakovë, pa autorizim, ka shitur substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që hetuesit e DHTN-së kanë vërejtur të pandehurin, tek i cili në një moment është afruar blerësi E.V., dhe në momentin kritik i pandehuri i ka dorëzuar këtij të fundit një qese me substancë narkotike në këmbim të shumës prej pesë (5) eurosh. Më pas, tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike, si dhe një (1) kartëmonedhë në vlerë prej 5 euro. Nga ana e hetuesve, në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, tetë (😎 qese me substancë narkotike të llojit kokainë, si dhe një (1) fishek i kalibrit 9×19 mm. Pas ekzaminimit nga Agjencia e Kriminalistikës dhe Forenzikës (AKF), është konstatuar se bëhet fjalë për substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 14.09 gramë dhe kokainë me peshë 2.86 gramë”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjakovë.
Sipas kësaj Gjykatë, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.