Dy vetura përfshihen në aksident në Lloshkobare të Ferizajt, nuk ka të lënduar
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lloshkobare të Ferizajt. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk ka informacione për persona të lënduar. “Rreth orës 09:10 në magjistrale, në…
Lajme
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk ka informacione për persona të lënduar.
“Rreth orës 09:10 në magjistrale, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete dha janë shkaktuar dëme materiale . Patrulla e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Veseli. /Lajmi.net/