Dy veshje për një ditë

Bllogerja Rita Saraqi ju sjellë këshillat e rradhës në rubrikën Lifestyle.

Lifestyle

27/11/2014 15:52

Për sot kam zgjedhur një kombinim të dy veshjeve dhe natyrisht ju mund të zgjedhni atë që ju përshtatet më shumë me stilin.
 
Kohëve të fundit kam bashkëpunuar me markën Mango në Prishtinë, dhe më pëlqen shumë se si rrobat e Mango’s më bëjnë të ndihem – nga një herë elegante dhe në raste tjera cool.

Së pari, zgjodha xhaketën nga Mango që është mjaft e madhe dhe më mban shumë nxehtë, për atë zgjodha edhe këtë fustanin e shkurtë (nuk e pata edhe aaaq ftohtë haha).

Këtë veshje e kombinova me këpucët e zeza, dhe për mendimin tim shkonin shumë me gjithë veshjen.

Së dyti, zgjodha përseri këtë xhaketë për një dukje më ndryshe: me maicën e bardhë të thjeshtë, shorcet të cilat nuk po shihen në foto, me çanten e njejtë (mirepo me ngjyrë të zezë), dhe e shtova edhe këtë kapelë nga Hummel.

Në fund doli diçka interesante dhe ndryshe nga veshja e parë!

Veshur:
Hummel Kapelë
Ray Ban Syze
Të tjerat nga Mango

Blogu i Rites