Dy vëllezërit nga Gjakova jetojnë qe dy vite në veturë – Tregojnë vështirësitë e tyre
Gazetari i lajmi.net ka vizituar dy vëllezërit nga Gjakova, të cilët qe dy vite e gjysmë jetojnë në makinën e tyre dhe treguan vështirësitë gjatë të jetesës në makinë. Lidhur me këtë njëri nga ta ka thënë se Komuna e Gjakovës është e informuar për këtë gjendje të tyre, por nuk kanë ndërmarrë diçka konkrete.…
Lajme
Gazetari i lajmi.net ka vizituar dy vëllezërit nga Gjakova, të cilët qe dy vite e gjysmë jetojnë në makinën e tyre dhe treguan vështirësitë gjatë të jetesës në makinë.
Lidhur me këtë njëri nga ta ka thënë se Komuna e Gjakovës është e informuar për këtë gjendje të tyre, por nuk kanë ndërmarrë diçka konkrete.
Ata treguan se si dy herë kërkesa e tyre për gjetjen e një banese për përkohësisht, ishte refuzuar.
Pas kësaj ata kanë treguar edhe historinë e tyre për një medium tjetër, ku pas një kohe Komuna u kishte thënë se përderisa gjejnë ata banesë, komuna do ta financojë.
Por kjo ishte e vështirë për ta, duke marrë parasysh se ndonëse e kishin vendimin nga komuna, pronarët e banesave nuk dëshironin të lidhnin kontratë me vëllezërit.
“Kryetati ka deklaru se na ju kena ofru banesë, po familja Bedra nuk kanë pranu kurgjo”, ka thënë njëri nga vëllezërit, duke shtuar se kjo nuk është e vërtetë duke marrë parasysh se kanë si dëshmi edhe procesverbalin e lëshuar.
“Me shku dy vjet e gjysë tu nejt në pushim njeri mërzitet, le ma në veturë”, tha ai, duke theksuar vështirësitë gjatë kushteve të vështira atmosferike.
E më tutje ai tregoi se si ishin mashtruar lidhur me një banesë, rast i cili gjendet në gjykatën e apelit në Prishtinë.
Përndryshe asnjëri nga ta nuk është nën kontratë pune. /Lajmi.net/