Dy vëllezër ndalohen nga KFOR-i afër kufirit me Serbinë, dyshohen për prerje të druve
Policia e Kosovës, dje ka pranuar një informatë nga KFOR-i Gjerman se kanë ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi në Zajqevc të Kamenicës, me një traktor. Policia ka dal në vendngjarje dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, i cili ka deklaruar se bashkë me vëllain e tij kanë qenë duke prerë dru.…
Lajme
Policia e Kosovës, dje ka pranuar një informatë nga KFOR-i Gjerman se kanë ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi në Zajqevc të Kamenicës, me një traktor.
Policia ka dal në vendngjarje dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, i cili ka deklaruar se bashkë me vëllain e tij kanë qenë duke prerë dru.
Pas ftesës në stacion ka ardhur edhe i dyshuari i dytë, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Zajqevc, Kamenicë / 18.08.2026 – 20:00. Policia ka pranuar një informatë nga KFOR-i gjerman se kanë ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, i cili ka deklaruar se bashkë me vëllain e tij kanë qenë duke prerë dru. Pas ftesës në stacion ka ardhur edhe i dyshuari i dytë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/