Dy vdekje të dyshimta brenda 24-orëve në Kosovë, një në Prishtinë e një në Fushë Kosovë
Një vdekje e dyshimtë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Raportohet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Një rast tjetër i “Vdekjes së dyshimtë” është raportuar gjithashtu në Fushë Kosovë.…

Lajme
Një vdekje e dyshimtë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Raportohet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Një rast tjetër i “Vdekjes së dyshimtë” është raportuar gjithashtu në Fushë Kosovë.
Viktima mashkull është gjetur në banesën e tij nga familjarët pa shenja jete.
Derisa vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Ndërkaq në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/