Dy të sulmuar mbrëmë në Prishtinë
Një person është sulmuar në Prishtinë nga persona të panjohur, ndërsa një tjetër, po ashtu në kryeqytet, është sulmuar me thikë në një lokal.

Lajme
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Çeta e Llapit”, ku raportohet se viktima është dërguar në QKU për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga katër persona të panjohur.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Henry Dynant”, ku viktima ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal, është sulmuar fizikisht (me thikë) nga një person i panjohur, i cili i ka shkaktuar plagë në trup. Të dyja rastet janë duke u hetuar./KP/