Dy të plagosurit në grabitjen në Veternik në gjendje të rëndë shëndetësore- doktori kujdestar jep detaje
Dy personat e plagosur gjatë grabitjes së armatosur dje në Veternik po trajtohen tashmë në Klinikën Intensive. Njëri i dyshuar e tjetri viktimë po vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë. Në një prononcim për lajmi.net, drejtori i Intensivës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Shaqir Uka, ka thënë se të dy vazhdojnë të kenë…

Lajme
Dy personat e plagosur gjatë grabitjes së armatosur dje në Veternik po trajtohen tashmë në Klinikën Intensive.
Njëri i dyshuar e tjetri viktimë po vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.
Në një prononcim për lajmi.net, drejtori i Intensivës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Shaqir Uka, ka thënë se të dy vazhdojnë të kenë gjendje jo stabile për shkak të lëndimeve serioze.
“Po të dytë janë në mjekim intensiv, po vazhdojnë të qëndrojnë të kyçur për aparaturën mjekësore dhe të varuar nga to, po monitorohen tërë kohën, gjendja e përgjithshme e tyre vazhdon të jetë edhe më tej jo stabile dhe lëndimet janë serioze, ne jemi në fazën kur po tentojmë ta bëjmë stabilizimin e tyre mjekësor të këtyre parametrave vitalë”, ka thënë Uka.
Një grabitje e armatosur ndodhi mëngjesin e djeshëm në parkingun e jashtëm të qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.
Persona të armatosur me armë të gjata sulmuan furgonin që po bënte bartjen e parave.
Nga ky rast të plagosur mbetën dy persona, njëri nga viktimat dhe një prej të dyshuarve.
Në lidhje me këtë nga Policia e Kosovës sot u tha se hetimet janë duke vazhduar.
“Prishtinë 17.03.2025-10:26. Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”./Lajmi.net/