Dy të mitur raportohen të zhdukur, një në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë

Dy persona janë raportuar të zhdukur në raportin 24 orësh të Policisë. Babai në Podujevë ka thënë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ndërsa në Fushë Kosovë babai e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur. Njoftimi i plotë: “PERSON I ZHDUKUR- Lupq i Poshtëm,…

Lajme

06/04/2025 09:18

Dy persona janë raportuar të zhdukur në raportin 24 orësh të Policisë.

Babai në Podujevë ka thënë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Ndërsa në Fushë Kosovë babai e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur.

Njoftimi i plotë:

“PERSON I ZHDUKUR- Lupq i Poshtëm, Podujevë / 05.04.2025 – 09:00.  Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 05.04.2025 – 23:00.  Ankuesi m/k,  ka njoftuar policinë se vajza e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”.