Dy të lënduar nga të shtënat me armë në Prishtinë
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ditën e sotme rreth orës 16:00, si pasojë e të cilave kanë mbetur të lënduar dy persona. Policia për lajmi.net ka konfirmuar se rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Mon Balaj”. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ,…
Lajme
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ditën e sotme rreth orës 16:00, si pasojë e të cilave kanë mbetur të lënduar dy persona.
Policia për lajmi.net ka konfirmuar se rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Mon Balaj”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci , ka thënë për lajmi.net se nga rasti lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët pastaj janë dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në konfirmimin e Policisë./Lajmi.net