Dy të lënduar nga një aksident në Peran të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime 2 persona, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.…

Lajme

13/10/2025 15:44

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.

Nga ky aksident kanë pësuar lëndime 2 persona, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/