Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy…

Lajme
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.
Zyrtarja policore tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.