Dy të lënduar nga aksidenti në Sekiraqë të Podujevës: Flasin policia

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sekiraqë të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar dy persona. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Ajo ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe se me rastin po merren njësiti policor i trafikut. “Sot rreth…

Lajme

30/05/2024 17:12

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sekiraqë të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe se me rastin po merren njësiti policor i trafikut.

“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Lajmi.net