Dy të lënduar nga aksidenti në Mejë të Gjakovës
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në Mejë të Gjakovës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:35. “Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin dhe hetimet për…
Lajme
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në Mejë të Gjakovës.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:35.
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin dhe hetimet për aksidentin po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të detajeve të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.