Dy të lënduar në aksidentin e trafikut në Lipjan – deklarohen nga Policia
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Torinë të komunës së Lipjanit. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rreth orës 08:00 Policia ka pranuar informatën për aksidentin. Sipas saj, në këtë aksident…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Torinë të komunës së Lipjanit.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rreth orës 08:00 Policia ka pranuar informatën për aksidentin.
Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” ka bërë të ditur Ahmeti./lajmi.net/