Dy të arrestuar për falsifikim të parave
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale falsifikim të parasë. Personat e dyshuar janë shtetas të Kosovës.
Lajme
Gjatë një operacioni policior të realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht Njësiti në Gjilan, janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, falsifikim të parasë.
Personat e dyshuar janë L.S. dhe F.O, të dy shtetas të Kosovës.
Ky operacion është vazhdimësi e një operacioni të mëparshëm, të datës 6 dhjetor, ku një person ishte arrestuar nën dyshimin se kishte vënë në qarkullim disa monedha të falsifikuara.
Personave të dyshuar ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar më pas me procedurat e mëtejshme.