Dy të arrestuar në Prishtinë për fajde dhe shpëlarje parash – operacioni i zhvilluar në katër lokacione
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar sot një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale të ndërlidhura me fajde dhe shpëlarje parash. Të arrestuarit, B.M. dhe Q.M., dyshohet se kanë kryer veprat penale: “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim i dokumenteve”…

Lajme
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar sot një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale të ndërlidhura me fajde dhe shpëlarje parash.
Të arrestuarit, B.M. dhe Q.M., dyshohet se kanë kryer veprat penale: “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me autorizim të Prokurorisë Speciale dhe urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë zbatuar kontroll në katër lokacione të ndryshme – përfshirë shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmi materiale që do të përdoren në procedurën penale kundër të dyshuarve.
Pas intervistimit, Prokuroria Speciale ka lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh për të dyshuarit.
Policia dhe Prokuroria kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që kryejnë vepra penale.
Komunikata e plotë:
KOMUNIKATË E PËRBASHKËT: POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA SPECIALE
Operacioni policor për ‘fajde’ dhe ‘shpëlarje parash’ rezulton me dy persona të arrestuar
Prishtinë, 5 shtator 2025
Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim”.
Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.25 kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër (4) lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të trajtojë informacionet dhe dyshimet me profesionalizëm, në mënyrë që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen para përgjegjësisë ligjore./lajmi.net/