Dy super gola ndaj Juventusit, ja çfarë bëri Ronaldo pas ndeshjes në Torino
Cristiano Ronaldo është i lumtur me duartrokitjet e tifozëve të Juventusit.

Sport
Cristiano Ronaldo ka falënderuar tifozët e Juventusit pas duartrokitjeve në drejtim të tij pas super golit të dytë në fitoren e Real Madridit me rezultat 3:0.
Ronaldo shkëlqeu me dy gola në duelin e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Juventusit duartrokitën Ronaldon pas golit të tij të dytë të ndeshjes me gërshërë, përcjell “lajmi.net”.
‘’Ka qenë një moment i mrekullueshëm të pranoj duartrokitje nga stadiumi i Juventusit. Jam shumë i lumtur dhe i falënderoj të gjithë tifozët e Juventusit, nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierën time’’, deklaroi Ronaldo pas ndeshjes. /Lajmi.net/