Dy skuadra të Premierligës vihen pas Bailly
Eric Bailly mund të largohet nga Manchester United.
Sport
Dy skuadrat e Premierligës nga qyteti i Londrës, janë të interesuara për mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë.
Bëhet për Arsenalin dhe Tottenhamin.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘The Daily Star’, përcjell ‘lajmi.net’.
Bailly thuhet se është i pakënaqur me situatën e tij te Manchester United nën drejtimin e Jose Mourinhos, dhe do të pëlqente të largohej në afatin kalimtar të janari.
Një largim të Bailly, mund ta aprovonte edhe Jose Mourinho, me mbrojtësin që ka të zhvilluara vetëm pesë ndeshje këtë sezon./Lajmi.net/