Dy shtetas të huaj arrestohen në Rahovec për posedim të narkotikëve

Dy shtetas të huaj, një nga Zvicra dhe një nga Franca, janë arrestuar mbrëmjen e së premtës në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 3.87 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me…

Lajme

06/09/2025 09:59

Dy shtetas të huaj, një nga Zvicra dhe një nga Franca, janë arrestuar mbrëmjen e së premtës në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 3.87 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull shtetas Zviceran dhe një mashkull shtetas Francez pasi që, gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.87 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.