Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg në Angli
Raportohet se dy shqiptarë janë dënuar me 9 vite burg secili në Angli, nën akuzën e përdhunimit të një anglezeje. Dy të rinjtë shqiptarë, 22-vjeçari R.C dhe 20-vjeçari M.F janë zbuluar nga kamerat e sigurisë. Sa i përket ngjarjes, kallëzimi u bë nga vetë viktima në tetor të 2023, e cila kishte rënë pre e…

Lajme
Raportohet se dy shqiptarë janë dënuar me 9 vite burg secili në Angli, nën akuzën e përdhunimit të një anglezeje.
Dy të rinjtë shqiptarë, 22-vjeçari R.C dhe 20-vjeçari M.F janë zbuluar nga kamerat e sigurisë.
Sa i përket ngjarjes, kallëzimi u bë nga vetë viktima në tetor të 2023, e cila kishte rënë pre e një sulmi seksual në Leicester.
Sipas asaj që ka dëshmuar viktima, ajo ka qenë në një lokal nate me miqtë e saj, ku është njohur me një djalë. Fillimisht ajo ka dalë jashtë me R.C, e më pas i është bashkuar edhe M.F, ku më pas të tre ata me një taksi kanë shkuar në banesën e viktimës, ku është përdhunuar, përcjell albinfo.ch.
Provat mjekësore dhe kamerat e sigurisë vërtetuan akuzat ndaj dy shqiptarëve, ndërsa po ashtu edhe deklarata e taksistit ka konfirmuar se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, teksa më pas një test droge zbuloi se ajo ishte pozitive.