Dy shenjat më xheloze të zodiakut – Nëse jeni të lindur në këto shenja, mjerë partneri

Xhelozët e tmerrshëm të zodiakut, të lindurit në këto shenja dyshojnë tek çdo gjë që i rrethon.

Fun

07/03/2021 10:14

Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e 2 shenjave të mëposhtme  xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda.

Kështu që përpara se të lini Facebook-un apo Instagramin hapur, mësoni cilat janë dy xhelozet e tmerrshme të zodiakut.

1.Akrepi: Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhët fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit.

2.Peshorja: Peshorja është shenja e dytë më xheloze e horoskopit, sado që partneri përpiqet t’i japë besim dhe siguri ai gjen gjithmonë një motiv për të rrëmuar në gjërat e tij dhe për ta bërë lidhjen mbytëse. Edhe pse në shumicën e rasteve preferojnë të mos e pranojnë që janë xhelozë, thellë brenda tyre edhe Peshorja është një xheloze e pandreqshme që do të bënte gjithçka për të ditur se ç’ndodh në mendjen e partnerit. /Lajmi.net/