Dy raste të vdekjes në Gjilan dhe Shtime, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dy raste të vdekjes të raportuara në komunën e Gjilanit dhe atë të Shtimes. Në Gjilan, të enjten rreth orës 18:30, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dy raste të vdekjes të raportuara në komunën e Gjilanit dhe atë të Shtimes.
Në Gjilan, të enjten rreth orës 18:30, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për kryerjen e obduksionit, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
Ndërkohë, një tjetër rast është regjistruar në Shtime. Sipas njoftimit policor, një person është sjellë pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt nga Qendra Emergjente e Shtimes, rreth orës 21:00.
Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e të dyja rasteve./lajmi.net/