Dy raste të ndara të sulmit ndaj policëve në rajonin e Ferizajt – Arrestohen tre persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje kanë ndodhur dy raste të sulmit ndaj personave zyrtarë, saktësisht zyrtarëve policorë në rajonin e Ferizajt. Një ka ndodhur në Ferizaj e tjetri në Kaçanik. Në Ferizaj, janë arrestuar dy të dyshuar pasi që nuk kanë përfillur urdhrat e ligjshëm, i kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë në…

Lajme

27/10/2025 09:18

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje kanë ndodhur dy raste të sulmit ndaj personave zyrtarë, saktësisht zyrtarëve policorë në rajonin e Ferizajt.

Një ka ndodhur në Ferizaj e tjetri në Kaçanik.

Në Ferizaj, janë arrestuar dy të dyshuar pasi që nuk kanë përfillur urdhrat e ligjshëm, i kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Një polic ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj / 26.10.2025 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovare pasi që të njëjtit duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm, i kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Si pasojë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. 

Në Kaçanik, patrulla policore ka shkuar në një rast aksidenti trafiku dhe aty kanë hasur dy persona të përfshirë në aksident. Njëri nga ta nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policor dhe ka sulmuar ata.

Zyrtarët kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Kaçanik / 26.10.2025 – 18:00. Patrulla policore ka shkuar në një rast aksident trafiku dhe aty kanë hasur dy meshkuj kosovarë te përfshirë ne aksident. Njeri nga personat duke mos zbatuar urdhrat e zyrtareve policor, nuk iu është bindur dhe ka sulmuar zyrtaret policor. Zyrtarët kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/