Dy raste të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Podujevë, një përfundon në pranga

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 09:50, në rrugën “Ahmet Dërguti”. Policia kishte ndaluar një automjet, pasi drejtuesi i tij ishte kapur duke përdorur…

Lajme

28/06/2026 09:26

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 09:50, në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Policia kishte ndaluar një automjet, pasi drejtuesi i tij ishte kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes në më shumë se një rast. Pas shqiptimit të tiketës për kundërvajtje dhe konfiskimit të patentë-shoferit, i dyshuari ka kanosur me fjalë zyrtarin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër, në fshatin Buricë të Podujevës, Policia ka bërë të ditur se një person, i cili kërkohet në lidhje me një rast të ngacmimit, dyshohet se ka kanosur verbalisht edhe zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për kanosje ndaj personit zyrtar, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/