Dy policë amerikanë qëllohen për vdekje (Foto)

Dy policët në New York u vranë kur një i dyshuar i qëlloi me armë menjëherë pasi ata hynë në veturën e tyre në Brooklyn, të shtunën pasdite. 

Bota

20/12/2014 23:43

Të dy policët u dërguan në spitalin Woodhull Hospital pas sulmit, ka konfirmuar një zëdhënës i NYPD. Siç raportohet, njëri prej policëve ishte qëlluar në kokë.

Forca të mëdha policore janë parë nëpër rrugë përreth lagjes Bedford Stuyvesant ku ndodhi edhe ngjarja të shtunën pasdite.

Një burim brenda policisë i ka thënë gazetës “New York Post” se vrasja ngjan me një “ekzekutim” në të cilin sulmuesi kishte qëlluar “pa reshtur” ndaj policëve.

Sipas “New York Daily News”, sulmuesi kishte qenë i fshehur në një shtëpi, ishte afruar pranë makinës nga pjesa e prapme dhe kishte shtënë me armë në këtë sulm të planifikuar. (lajmi.net)