​Dy pilotë humbin jetën për përplasjes së një aeroplani me një kamion zjarrfikës në Nju Jork

Një aeroplan pasagjerësh CRJ-900 (Bombardier) që operonte një fluturim të Air Canada Express u përplas me një kamion zjarrfikës të drejtuar nga oficerë policie menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar LaGuardia të Nju Jorkut të dielën vonë në mbrëmje. Përplasja rezultoi në humbjen e të paktën dy jetëve, pilotit dhe bashkëpilotit të avionit. Pamjet tregojnë…

Bota

23/03/2026 11:02

Një aeroplan pasagjerësh CRJ-900 (Bombardier) që operonte një fluturim të Air Canada Express u përplas me një kamion zjarrfikës të drejtuar nga oficerë policie menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar LaGuardia të Nju Jorkut të dielën vonë në mbrëmje.

Përplasja rezultoi në humbjen e të paktën dy jetëve, pilotit dhe bashkëpilotit të avionit.

Pamjet tregojnë pjesën e përparme të avionit të shkatërruar plotësisht, të ngritur nga toka në një kënd 30 gradë, dhe ka raportime të pakonfirmuara për më shumë të lënduar, NBC News, transmeton KosovaPress.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar pezullimin e të gjitha lëvizjeve të avionëve në aeroport. Faqja e internetit e LaGuardia tregon se fluturimet po devijohen në aeroporte të tjera ose po kthehen në aeroportin nga i cili janë nisur.

Sipas NC News, të paktën katër persona u plagosën në incidentin, i cili ndodhi në mot të keq. Sipas raportit, dy oficerë policie janë shtruar në spital me fraktura, por janë në gjendje të qëndrueshme.