Dy persona u arrestuan: U përpjekën ta dehnin një aligator

Dy burra nga Florida e Amerikës janë arrestuar pasi që dyshohet se janë përpjekur ta kapnin një aligator dhe ta dehnin me alkool.

Fun

10/10/2019 12:58

27 vjeçari Timothy Kepke, dhe 22 vjeçari  Noah Osborne, janë raportuar që e kanë filmuar vetën duke e bërë incidentin.

Në raportin policor, Kepke tregon se si shoku i tij e kapi zvarranikun me duar dhe tentoi të i jepte birrë për të pirë, raporton “LADBIBLE”, transmeton lajmi.net.

Kepke pretendon se para se ata të tentonin ta kapnin aligatorin, ky i fundit e kishte kafshuar në krahë, ku nuk dihet nëse ai ka marr ndonjë lëndim nga kafshimi, apo edhe se sa i madh ishte aligatori.

Të dy burrat u arrestuan me 3 tetor, menjëherë pasi që video ka mbërritur në polici.

Nëse tentoni të bëni një “krim”, atëherë mos e filmoni vetën. Apo, ndoshta djemtë mesa duket kanë qenë pak të dehur, edhe pse ata deklaruan se nuk ishin. /Lajmi.net/