Dy persona të lënduar nga shpërthimi në Pejë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/11/peje.jpg)
Lajme
Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, saktësisht te ‘Rrokaqielli’ në Pejë.
Policia në Pejë ka konfirmuar për lajmi.net se nga shpërthimi në Pejë dy persona janë lënduar.
“Dy personat e lënduar janë një kalimtar rasti dhe pronari i dyqanit ku ka ndodhur shpërthimi. Të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Emergjencën e Pejës”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë Xhevat Ibraj.
Ai ka shtuar se “mendohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi, por ende nuk është e konfirmuar”.
Ibraj tha se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet për të gjetur shkaktarin e shpërthimit. /lajmi.net