Dy persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Dy persona janë lënduar si shkak i një aksidenti që ndodhi sot në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Stanovc. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas Zahiti, në aksident të përfshira ishin dy vetura. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 10:55,në rrugën…

Lajme

07/11/2025 13:43

Dy persona janë lënduar si shkak i një aksidenti që ndodhi sot në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Stanovc.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahiti, në aksident të përfshira ishin dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 10:55,në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./Lajmi.net/